TIRANE

“Interesi ynë kombëtar është anëtarësimi në BE. Një proces që antagonizmi politik e ka vonuar shumë. Kam dhënë mesazh për këtë çështje dhe çdo sjellje e imja ka qenë në funksion të interesit kombëtar”.

Ky ka qenë mesazhi i Presidentit Meta në një prononcim të shkurtër për t’ju përgjigjur interesit të mediave.

Teksa ishte i pranishëm në 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, Meta pyetjes se nëse demokracia ishte në rrezik, ai shtoi se: “Peza është amanet për të ardhmen për atyre që e bën dhe dhanë jetën për këtë konferencë. Interesi ynë kombëtar është anëtarësimi në BE. Një proces që antagonizmi politik e ka vonuar shumë. Kam dhënë mesazhe për këtë çështje dhe çdo sjellje e imja ka qenë në funksion të interesit kombëtar. Në 18 tetor do të merret një vendim për Shqipërinë dhe kërkesa ime për aktorët politik është t’i kërkojnë BE, pavarësisht problemeve të deritanishme, një ‘Po’ për procesin. Nuk ka pasur asnjë institucion më kohërat më bashkëpunues për zbatimin e standardeve evropiane, më shumë se Presidenca”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: