Zyra për Interesat e Kosovës në Athinë hap dyert e saj për të mirëpritur ekspozitën e piktorit vlonjat Librand Dhrami, i cili prej afro tridhjetë vitesh jeton e punon në Greqi.
Ekspozita me titull “Antanaklaseis-Reflektime” dhe temë nga antikiteti grek, çelet ditën e enjte, më datë 1 Qershor, në orën 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 Qershor.
Në ceremoninë e hapjes, nën kujdesin e drejtuesit të Zyrës së Kosovës, z. Fitim Gllareva, pritet të jenë të pranishem përfaqësues të trupave diplomatikë, oraganizma të ndryshëm, artistë, aktivistë, etj.
Referues mbi artin dhe punën e Dhramit në veçanti do të jetë piktori dhe aktori Kostas Koutsoukanidhis.