TIRANE

Administrata tatimore thote se lufta kundër informalitetit nuk është një plan i përkohshëm masash, por vullnet i fortë i Qeverisë për të garantuar rregulla të barabarta në treg


Drejtuesja e re e tatimeve Delina Ibrahimaj e emëruar një javë më parë në këtë detyrë,
bëri një bilanc të aksioneve të kryera në terren, ku vetëm në 20 ditë janë konstatuar me shkelje 367 subjekte nga 1064 që janë kontrolluar në total.



Sakaq Ministrja e Financave, në kuadër të zbatimit të Planit Operacional në luftën kundër Informalitetit, inspektoi disa subjekte në zonën e Lungomares në Vlorë .

Ministrja kërkoi nga strukturat e Hetimit Tatimor që të vijohet me inspektime më të shpeshta, në të gjithë bregdetin jugor, duke filluar nga Divjaka deri në Ksamil, kryesisht në oraret ku aktiviteti ekonomik është më i lartë dhe ka më shumë mundësi që të konstatohen parregullsi ligjore.

Deri në fund të vitit, do te kontrollohen 6200 subjekte, nga sektorët e evidentuar me risk të lartë si turizmi, ndërtimi, karburantet, të cilët do të kontrollohen, por aksioni kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg.

(BalkanWeb)