Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë Crotone ka çmontuar, me 49 masa paraprake, një organizatë të dyshuar të trafikut të drogës.
40 persona përfunduan në burg, 4 në arrest shtëpie dhe 5 me detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.
Operacioni u pagëzua me emrin e koduar “Grecale” , ndërsa gjykatësja hetuese e qarkut Catanzaro, Roberta Cafiero, nënshkroi urdhërat e paraburgimit bazuar në kërkesën e prokurorëve Domenico Guarascio dhe Paolo Sirleo, të cilët koordinuan hetimet.
Organizata, sipas akuzës, furnizohej me lëndë narkotike në Locride, Piana di Gioia Tauro dhe Pulia. Gjithashtu akuzohen për krime me armë. Masat u kryen nga Skuadra të ndryshme Fluturuese dhe nga Shërbimi Qendror Operativ i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësitë Lëvizëse.
Personat e përfshirë janë të gjithë nga zona e Krotonit, përveç njërit me kombësi shqiptare. Ai është identifikuar si Bardhyl Shaba 33 vjeç.
Hetimet u çuan përpara pas dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Francesco Oliverio, i dënuar për vrasjen e Francesco Tersigni, krim i kryer në shtator 2019 në qendrën historike dhe që ndodhi në një kontekst droge.
Oliverio iu referua “bandave” aktive në trafikun e drogës në lagjen Fondo Gesù dhe identifikoi “përgjegjësit” në Valente, me një sërë shitësish me pakicë nën të.
I penduari foli për magazinat shqiptare dhe kanalet e furnizimit, në Pulia, përmes Bardyl Shabës dhe në Isola Capo Rizzuto aty pranë, ku kontakti do të kishte qenë Giuseppe Vittimberga. Por ai foli edhe për figurat e Mario Cimino, Andrea Misticoni dhe vëllezërit Laforgia. Provat erdhën nga bisedat e shumta të përgjuara.
Michele Porto është i dyshuari që sipas prokurorisë është lidhur me shqiptarin Shaba për një periudhë të treguar si furnizues i banorëve të Crotone me dërgesa heroine me kilogramë.
Masat e sigurisë në burg
Damiano Amato (32);
Gaetano Asteriti (20);
Vittorio Asteriti (55);
Armando Bevilacqua (39);
Domenico Bevilacqua (56);
Francesco Bevilacqua (55);
Mario Citati (47);
Vincenzo Fiorini (41);
Gianluigi Foschini (31);
Saverio Furiglio (45);
Roberto Gelfo (30);
Pasquale Greco (44);
Andrea Laforgia (23);
Antonio Laratta (53);
Francesco Laratta (25);
Pantaleone Laratta (36);
Francesco Macrì (50);
Fabio Marino (33);
Luigi Marino (36);
Pasquale Marino (35);
Francesco Martino (33);
Ermenegildo Andrea Misticoni (33);
Antonio Passalacqua (51);
Domenico Passalacqua (29);
Giancarlo Perri (44);
Michele Porto (23);
Adolfo Proietto (42);
Andrea Rizza (30);
Antonio Romano (56);
Salvatore Santoro (34);
Mario Scarriglia (27);
Pasquale Scarriglia (29);
Maria Scicchitano (30);
Mikaele Scicchitano (28);
Luca Screnci (21);
Bardyl Shaba (33);
Luca Raffaele Siniscalchi (23);
Giuseppe Spagnolo (28);
Maurizio Valente (41);
Giuseppe Vittimberga (25).
Në arrest shtëpie
Carmine Adamo (48);
Antonio Macrì (33);
Maurizio Marullo (39);
Pasquale Piccolo (34).
Detyrimi për paraqitje në policinë gjyqësore:
Francesco Auditore (39);
Mario Vito Funaro (34);
Francesco Gallo (39);
Rocco Panaja (29);
Sergio Sirianni (59).