Dinamo do të zbresë në fushë për derbin me Partizanin me të njëjtin formacion që luajti ndaj Elbasanit. Pas një fitoreje me goleadë, 0-5, nuk ka asnjë arsye që 11-shja titullare të ndryshojë, edhe pse kundërshtarët janë të ndryshëm.

Sali është kthyer në portë pas 3 ndeshjesh mungesë për shkak dëmtimi, ku ia la vendin Teqjas. Mbrojtja do të vazhdojë me dyshen DitaAliji në qendër dhe me Meksin e Lorran në krahë. Në mesfushë pritet që nga minuta e parë të luajnë sërish Toli, Gudiabi dhe Qefalija dhe po ashtu në sulm treshja e përbërë nga Bregu, Zabërgja dhe Mandela.

Dinamo do të vuajë edhe në derbin me Partizanin mungesën e dy qendërmbrojtësve Hoxha e Muzek, të dëmtuar prej shumë javësh. Nëse nuk do të ketë ndonjë shqetësim fizik deri të shtunën, trajneri Daja me siguri do t’i besojë skuadrës që triumfoi bindshëm kundër Elbasanit. Ndoshta lojtarët e stolit mund të marrin minuta më shumë, pasi pritet që derbi të jetë një ndeshje me intensitet më të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb