TIRANË- Ish-eksperti i ISHP, Roland Shuperka deklaron ne një intervistë për “BalkanWeb”, me gazetarin Erjon Skëndaj, se ligji antiduhan ka ecuri në Tiranë, por ajo do të ishte më e mirë nëse Inspektorati do të punonte ndershmërisht.

“Ministrja aktuale mbajti ligjin në këmbë, se ligji po degradonte. I hoqi të drejtën inspektoratit që të hiqte gjobat. Sepse gjoba është 3 milionë dhe mund të negociosh shumë mirë për 1 milion. Janë hequr mbi 319 gjoba vetëm nga Tirana, dhe nuk është marrë asnjë masë nga inspektori që ka vepruar gabim”, tha eksperti.

Shuperka apeloi Kryeministrin të çojë audit Inspektoratit dhe të vijë t’i kontrollojë, për të shmangur korrupsionin dhe abuzimet.
“Të hiqen 400 mijë gjoba nuk janë pak. Dhe ministrja dha urdhër të mos hiqen gjoba, kjo është meritë personale e saj. Ndaj edhe ligji antiduhan nisi të japë efekt”, deklaroi ai.

Në vijim Shuperka sqaroi edhe ligjin antiduhan për lokalet baret e restorantet, rregullat që duhet zbatuar për ambientet që nuk konsumohet duhani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb