‘Rikthim në kohën e etërve xhelat të fjalës së lirë’. Kështu e ka konsideruar ish kryeministri Berisha, paketën antishpifje të njoftuar një ditë më parë nga kreu i qeverisë. Në një postim në facebook, Berisha ka publikuar edhe foton ku shkruhet se ai në qeveri ndaloi me urdhër padinë për shpifje ndaj cdo gazetari nga ministrat dhe deputetët e tij, ndërsa sot, pasardhësi i tij, Edi Rama, urdhëron ministrat e deputetët që të padisin për shpifje cdo gazetë, gazetar, portal dhe individ.

Një ditë më parë kryeministri Rama, në një postim në face book, njoftoi paktën antishpifje ndërsa tha se cdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. “Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.” -shkruante Rama në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb