TIRANË

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, por edhe të ftuarit e tjerë kanë diskutuar në lidhje me paketën anstishpifje të miratuar nga qeveria pak ditë më parë.

Ky ligj pritet të shkojë në parlament për t’u votuar, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se kjo nismë nuk censuron aspak lirinë e shprehjes. Në fjalën e tij gazetari Erebara tha se një ligj i tillë, nuk ekziston në asnjë vend europian duke shtuar se ky është një model qe praktikohet në Rusi dhe Bjellorusi. Ai  gjithashtu hodhi poshtë pretendimi e qeverisë se është frymëzuar nga një model kroat.

Nga ana tjetër, analisti Neritan Sejamini pohoi se qeveria shpesh flet në emër të Europës dhe përvetëson vlerat e BE-së dhe SHBA-së.

Gjergj Erebara: Qeveria e ka prezantuar sikur është frymëzuar nga ky shembulli kroat, por ky shembull nga ku është frymëzuar qeveria nuk ekziston. Ky është një ligj i paprecedënt në truallin Europian. Vendi më i afërt që ka ligje të tilla, është Rusia dhe Bjellorusia. Nuk ka në vendet normale ligje të tilla.  Në vendet normale, media është e vetë-rregulluar.

Neritan Sejamini: Meqë po flasim për këtë gjë, ka një gjë që e ndeshim edhe në reformën ne drejtësi. Të gjithë këto gjëra bëhen në emër të Evropës. E patë ministren që tha jemi konsultuar me Evropën, në emër të Evropës. Këta kanë filluar të ngatërrojnë diçka, vlerat europiane dhe amerikane, me disa konsultime teknike që mund të bëjnë me dikë. Jam i bindur që edhe për këtë ligj ata mund të kenë marrë mendimet e dy-tre, individëve, por zor se mund të thuash se ky ligj është ligj i mbështetur nga Evropa apo Amerika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: