Sa herë përmendet emri i Antonio Casano-s në mediat italiane ka një interes të veçantë pavarësisht se ai që prej prillit të 2016-ës nuk luan në Serinë A.

34-vjeçari sezonin e ri do rikthehet edhe një herë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit italian pasi ka nëshkruar një kontratë 1-vjeçare me Veronën që fitoj të drejtën për të qenë pjesë e ligës prestigjoze.

Tani te Verona do të formohet sërish dyshja e famshme e golave, Cassano-Pazzini, ashtu si te Sampdoria në vitet 2009-2011.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që mu dha mundësia të luaj sërish në nivele të larta. Do të bëjmë maksimumin për klubin dhe tifozët”, tha Cassano.

Ndërkohë krahas Cassanos, Verona rrëmbeu edhe një tjetër futbollist me parametra zero. Bëhet fjalë për mesfushorin anësor, Alession Cerci, i cili u la i lirë nga Atletico Madrid.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb