Me largimin e Zidan shumë emra trajnerësh po përfliten për të marrë drejtimin e Real Madrid. Mes tyre është edhe Antonio Conte, italiani i njohur për lojën mbrojtëse.

Por nëse drejtuesit e klubit po mendonin vërtetë t’i jepnin një shans 48-vjeçarit tani duhet ta mendojnë dy herë, pasi tifozët sapo mësuan për këtë hipotezë kanë reaguar në rrjetet sociale dhe jo për mirë.

“Conte trajner i Real Madrid do të ishte gabimi më i madh i viteve të fundit,” – ka qenë komenti i dikujt, por që mban numrin rekord për pëlqimet e mara nga pjesa tjetër e tifozëve.

Komenti i dytë më me shumë pëlqime ka qenë: “Conte ka probleme me karakterin dhe grindet me të gjithë.” Pra, tifozët e dhanë verdiktin e tyre…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb