Zërat se Antonio Konte do të ulet në pankinën e Interit kanë marrë një tjetër konfirmim. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të teknikut dhe nga ana e drejtuesëve të klubit zikaltër, Konte është kapur “mat”.
Kamerat e “BeinSport” e fiksuan trajnerin duke ecur shumë pranë selisë së Interit në Milano.

Konte
Konte

I pyetur nga gazetari nëse ai kishte kontaktuar me klubin interist, ai i është përgjigjur negativisht. “E ardhmja? Po bëj një shëtitje. Ndodhem në Itali. Do mbaroj shëtitjen dhe do kthehem në Torino”, ishin fjalët e Antonio Kontes. Pavarësisht mohimeve, mediat italiane nuk besojnë se ish-trajneri i Çelsit po bëntë thjesht një xhiro, pikërisht poshtë selisë së klubit të Interit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: