Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se drafti i paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden për armëpushim në Rripin e Gazës është rruga më e shpejtë për të arritur armëpushim në Gaza.

Duke folur për kanalin Al Jazeera të Katarit, Blinken tha se propozimi i Bidenit mori mbështetje nga Kombet e Bashkuara (OKB), Liga Arabe, administrata palestineze dhe të gjitha vendet në rajon, përfshirë Izraelin, por Hamasi vonoi të jepte përgjigjen e tij dhe përgjigjja nuk ishte në përputhje me miratimin e shprehur nga palët e tjera.

Blinken pretendon se Hamasi duke konsideruar se “disa dispozita janë të zbatueshme dhe disa jo” është përpjekur të ndryshojë disa nga dispozitat e propozimit “të pranuara më parë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: