Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arbnor Mujën. Si fillim ftesa me Kombëtaren shqiptare dhe 2 paraqitje të mira në shtator, kundër Çekisë dhe Polonisë. Më pas 14 prezenca në kampionat dhe 4 gola të shënuar tek Antwerp në Belgjikë.
Tetori do të ishte akoma më me fat, pasi Muja gjen golin e parë në grupet e Champions League, i pari edhe për ekipin në këtë kompeticion. Klubi belg, përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ka përzgjedhur golin e Mujës si më të bukurin e muajit tetor.
Muja i shënoi Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë në grup, pavarësisht se ukrainasit e përmbysën dhe fituan 3-2. Në atë ndeshje mjaftuan vetëm tri minuta lojë që Muja ta dërgonte topin në rrjetë.
Dit hadden jullie nog tegoed van ons! Jullie Goal of the Month: Arbnor Muja🔥 #RAFC #AntwerpFirst pic.twitter.com/BwazLvm2N0
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) November 15, 2023
(BalkanWeb)