Air Albania ka reaguar pas anulimit të fluturimit Milano-Tiranë dhe pretendimeve të qytetarëve, të cilët deklaruan se nuk iu është dhënë asnjë sqarim.

Air Albania njofton të gjithë pasagjerët që operacionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm energjik dhe se shkak për anulimin është bërë një defekt teknik.

Po kështu, sipas Air Albania, pasagjerët janë trajtuar sipas rregullores. BalkanWeb mëson se avioni i Air Albania me pasagjerët e linjës Milano-Tiranë do të niset nga Malpensa në orën 15:30.

“Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anulojmë fluturimin. Pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe gjithashtu do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë. Air Albania garanton në nivel maksimal sigurinë në avionët dhe udhëtimet tona”, sqaron kompania.

REAGIMI I PLOTË
Nisim sezonin e vjeshtës më pranë jush!
Air Albania dëshiron të njoftojë të gjithë pasagjerët që operacionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm energjik, ku vetëm në këtë sezon fluturimesh kemi regjistruar shifra të reja mbi pritshmëritë vjetore.
Në përgjigje të publikimit në një media të një situate anulimi e cila ka ndodhur për shkaqe teknike në fushën e aviacionit, gjemë rastin të sqarojmë publikun se pasagjerët tanë të fluturimit ZB2004 nga Milano në Tiranë në datën 11 tetor, janë trajtuar në përputhshmëri me të drejtat e pasagjerëve, Rregullorja (EC) 261/2004.
Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anulojmë fluturimin.
Pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe gjithashtu do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.
Air Albania garanton në nivel maksimal sigurinë në avionët dhe udhëtimet tona.
Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet 24/7.
Me Air Albania çdo qiell është i sigurt!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb