Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka folur pas ndeshjes ndaj Ajaxit të fituar 2-1 nga skuadra e tij.

Ai tha se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, sidomos me Asension që edhe realizoi në këtë sfidë.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjithëve, për të fituar këtu, ishte e nevojshme që secili prej lojtarëve të bënte një përpjekje dhe të jepte maksimumin. Kjo është Liga e Kampionëve dhe nuk ka ndeshje të lehtë ose skuadra të thjeshta, ata na e kanë bërë të vështirë për të fituar”, u shpreh Solari.

Trajneri i madrilenëve u ndal edhe në episodin e shumëpërfolur atë të anulimit të golit të Ajaksit pas shqyrtimit të VAR-it.

“Goli i VAR? Trajnerët nuk kanë monitor për të parë përsëritjen dhe atë që ndodh, ne besojmë në VAR dhe te gjyqtarët”, deklaroi Solari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb