TIRANE

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një dalje për mediat ka përgënjeshtruar deklaratat e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Sipas deputetes së LSI-së, Spiropali po gënjen studentët për lekët e përfituara nga anulimi i PPP Thumanë-Kashar dhe se zero lekë do t’i jepen atyre për realizimin e kërkesave.

“Kryeministri  po e vërteton që është bërë me hije nga protesta e studenteve. Mirë që është bërë me hije. Tani nuk i vëmë faj as ministrave të rinj që i shkojnë pas avazit. Rama nxorri sot një ministër për të mashtruar për protestën e studenteve. Kjo është tabela e buxhetit të shtetit e votuar dy herë nga mazhoranca në parlament, ku thuhet se 0 lekë do t’i jepen studenteve për realizimin e kërkesave të tyre.

Ministja e re në vend që të japë shpjegime të çuditshme për aksin Thumanë-Kashar. Kjo shihet qartazi në koncensionet e rrugëve. Mos u gënjeni nga asnjë deklaratë të ministrit të kryeministrit”, u shpreh ajo.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: