Kryeministri Rama ironizon opozitën e cila me deklaratat e artikuluara sot në Kuvend nuk beson që me anulimin e PPP për Thumanë- Kashar fondi do të shkojë në favor të Draft-Paktit për Universitetin.

Sipas tij, opozitarët janë edhe për të qeshur edhe për të qarë, pasi kur do bëhej rruga deklaronin se ajo ishte një grabitje qindra milionëshe, ndërsa tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetin ata thonë që s’ka lekë.

“Dëgjojini dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s’u besojnë?) dhe për të qarë (ata që u besojnë?)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë, tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet, s’ka lekë? Çfarë lolosh laj thaj?”,- shkruan Rama në Twitter.

Asasas3

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: