Bashkitë e drejtuara nga partia demokratike i janë drejtuar përmes një shkrese komisionit qëndror të zgjedhjeve, përmes së cilës kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, në letrën e firmosur për KQZ-në, ministrisë së brendshme si edhe prefekturës Tiranë, kërkon që KZAZ nr 42 të ndërpresë të gjitha veprimet për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha shkollat të cilat janë në pronësi të Bashkisë Kavajë.

Whatsapp Image 2019 06 14 At 13.57.16 (1)

Të njëjtën kërkesë ka dorëzuar pranë KQZ edhe kreu i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani, si edhe kreu i Bashkisë në Skrapar, Nesim Spahiu. Lirimin e ambienteve të KZAZ me qëllim zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e kanë kërkuar edhe kryetarja e Bashkisë në Gjirokastër, Zamira Rami.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dekreti i Presidentit është zbatuar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila në letrën drejtuar KZAZ-ve në këtë qytet, kërkon prej tyre lirimin e mënjëhershëm të ambjenteve në funksion të procesit zgjedhor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe ai Kamzës Xhelal Mziu.
Reagim i Bashkisë Kamëz
Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Bashkia Kamëz nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit.
Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ nr.27, Shkolla “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28, Shkolla “Isa Buletini”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz.

Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e Bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private (nëse janë afishuar). Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e fundit vendore të 2015, me Xhelal Mziun, për drejtimin e Bashkisë Kamëz.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shembullin e këtyre bashkive e kanë ndjekur edhe bashkitë e juglindjes, Pogradeci dhe Devolli, ku dy kryetarët aktualë Eduart Kapri dhe Bledjon Nallbati i kanë dërguar shkresën KQZ-së.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb