Me sa duket zhvillimet politike në vend po reflektohen edhe në fushatën e nisur për zgjedhjet vendore vetëm nga maxhoranca. Kandidati për kryetar të Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka anuluar një takim me qytetarët të planifikuar për sot. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në një postim në “Facebook” ku ka dhënë edhe arsyen.

“Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Rakip Suli.

Rakip Suli
Rakip Suli

Nuk dihet konkretisht për çfarë axhende flet ai, pasi kreu i maxhorancës ka deklaruar disa herë nga e shtuna kur Presidenti Meta mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb