Koncerti i Nicki Minaj në Amsterdam është anuluar, njoftuan organizatorët të premten (31/05), pasi reperja u arrestua javën e kaluar në aeroportin e qytetit për posedim droge.

Policia holandeze i tha NBC News se “arrestoi një grua 41-vjeçare amerikane në aeroportin Schiphol”, por emri i gruas nuk u përmend. “ Pas konsultimit me Prokurorinë, e dyshuara është dënuar me gjobë dhe mund të vazhdojë rrugëtimin e saj”, thuhet në njoftim.

Incidenti duket se e ka detyruar Minaj të shtyjë koncertin e saj në Mançester të Anglisë të shtunën mbrëma në minutën e fundit. Siç është bërë tashmë e ditur, koncerti i saj të dielën e 2 qershorit në Amsterdam është anuluar. BBC raportoi se ylli u gjobit me 350 euro për shkeljen.

Ylli i muzikës, e cila aktualisht është në turneun e saj botëror ‘Pink Friday 2′, dokumentoi arrestimin dhe bisedat e saj me oficerët në rrjetet sociale.

Minaj më vonë deklaroi në një transmetim të drejtpërdrejtë: “Nuk e di kur ka qenë hera e fundit që kam qenë kaq keq mendërisht, e dini? Dhe jo vetëm kaq, por edhe të dish që diçka po të bëhet me qëllim, e kuptoni?’

Nicki Minaj u kërkoi falje fansave të saj pak ditë më parë në një sërë postimesh që ajo ndau përmes X/Twitter “Faleminderit të gjithëve që u lutët për mua sot. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë atyre që janë të lidhur me ju. Qofshi të bekuar përtej imagjinatës suaj,” shpjegoi Minaj në një deklaratë të gjatë për arrestimin, duke vënë në dukje se ajo ka “aq shumë prova video” ndërsa filmoi përvojën e saj në kohë reale.

“Unë do t’i lë avokatët dhe Zotin ta trajtojë atë që këtu e tutje. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, pranoni faljen time më të thellë dhe më të sinqertë. Ata definitivisht e dinin saktësisht se si të më lëndonin sot, por edhe kjo do të kalojë”, tha ajo gjatë videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: