TIRANE- Anulohet ministeriali i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së dhe rajonit, që ishte parashikuar të mbahej në datat 7 dhe 8 dhjetor në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Shkak për anulimin e Samitit u bënë kushtet atmosferike në aeroportin e Sarajevës.

Shqipëria do të përfaqësohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Avioni me të cilin udhëtonte ministri Manjani, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Vjenës.

Tema e takimit të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë.

Takimi i përbashkët i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahej për herë të dytë, pas propozimit të ministrit Tahiri bërë vitin e kaluar, që të ishin pjesëmarrës dhe ministrat e rajonit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb