BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk anuloi samitin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që ishte parashikuar të zhvillohej sot pasdite, njoftoi ky i fundit me anë të një postimi në Twitter.

Tusk sapo zhvilloi një takim me presidentin e Eurogrupit, Dijsselbloem që e informoi për zhvillimet e fundit.

Në orën 16:00 do të zhvillohet pra vetëm takimi i 19 ministrave të Financave të Eurogrupit.

Fronti i vendeve që nuk përkrahin një ndihmë të re ndaj Greqisë po zgjerohet, në ndërkohë që shpërtheu edhe rasti i Finlandës, pasi parlamenti refuzoi autorizimin e një shpëtimi tjetër të Greqisë dhe qeveria e vendit skandinav mund të bjerë nëse nuk respekton vendimin e parlamentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: