Televotimi i javës në Big Brother VIP Albania 4 është anuluar. Vendimi i Vëllait të Madh ka ardhur pas ngjarjeve të ndodhura në shtëpi.

Banorët u njoftuan me një zarf të zi se u anulua televotimi dhe se ndëshkimi do të mësohet në spektaklin e së martës.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual.

Në show-n e së martës, do të komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, thuhet në njoftimin e publikuar edhe në faqen zyrtare të BBVA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb