Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pak javë më parë, aktorja anuloi edhe dasmën.
“Ajo është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Shumë njerëz do të ndiheshin të trullosur nga axhenda e saj e këtij viti, por jo Syd. Ajo po punon tani dhe është shumë entuziaste për të gjitha projektet e saj. Ajo që e trullosi atë, ishte marrëdhënia dhe dasma. Asaj nuk i dukej gjëja e duhur” tha një burim për mediat amerikane duke konfirmuar se çifti u ndanë pas 7 vitesh.
Më parë ishte thënë se dyshja e anuloi dasmën për shkak të “problemeve madhore” në marrëdhënien e tyre.
Burimi theksoi se dasma duhej të mbahej në pranverë, por 27-vjeçarja ishte “shumë e ngarkuar” dhe s’e përballonte dot stresin.
Çifti u lidh në vitin 2018 dhe u fejua në 2022. Thashethemet e ndarjes qarkullonin prej një muaji aktorja kishte shtyrë dasmën me biznesmenin 41-vjeçar.
(BalkanWeb)