Rita Ora i ka siguruar fansat se është mirë dhe se i është kthyer normalitetit pas disa problemeve shëndetësore që pati, ku edhe iu desh ta anulonte koncertin në Budapest muajin e kaluar.

Këngëtarja e “Anywhere”, 33 vjeçe, përjetoi një problem të frikshëm shëndetësor që çoi në anulimin e ‘Campus Fesztival’ në Debrecen, Hungari, të shtunën, më 27 korrik.

Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita tani ka treguar se ndërsa kishte një “frikë të vogël shëndetësore” tani është “rikthyer në 100 për qind”, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Artistja shqiptare nuk ndau ndonjë detaj rreth problemit, por i kërkoi falje fansave përmes një postimi në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: