KOSOVE

Pas anulimit të vizitës së paralajmëruar dje në Kosovë nga zyrtari i lartë britanik, Richard Moore, si shkak i kushteve atmosferike, Zyra e Kryeministrisë bën me dije se takimi i tij do të realizohet sot në orën 12:00.


“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore”, thuhet në njoftim e Qeverisë së Kosovës.


Kujtojmë se javëve të fundit Kosovën e kanë vizituar zyrtarë të lartë ndërkombëtare. Së fundmi, në vend ishin dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët kërkuan heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.


Mirëpo, pavarësisht kërkesave të tilla, kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të tërhiqet ai madje ka thënë se është bërë mjaft me trysni dhe presione ndaj Kosovës.

(BalkanWeb)