TIRANE
Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” pasi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” ku konkurroi me këngën “Sekreti”. Ronela ka marrë shumë mbështetje nga publiku, por edhe nga njerëz të artit e medias apo kolegët e saj.
Ndër mbështetësit është edhe Anxhela Peristeri e cila ka publikuar në Instagram disa foto të Ronelës Anxhela dhe përshkruan si fitore të merituar atë të Ronelës.
“U ndjeva shumë e lumtur që i dorëzova kupën e Çmimit të Parë kësaj artisteje me shpirt të bukur! Jam e bindur që rrugëtimi i saj në Eurovision do të jetë magjik! Ishte një çmim më se i merituar dhe kam një pyetje për të gjithë ata këngëtarët që sot kanë dalë me shpatë në dorë dhe shajnë Festivalin dhe jurinë: Kur fitoni ju nuk ka korrupsion nëpër Festivale? (se me sa pashë janë të gjithë këngëtarë çmimesh, por këta i kanë marrë me meritë sigurisht Ronela Hajati vazhdo zemër”, shkruan Anxhela në fotot e publikuara.