Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen e saj të 36-ë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, teksa dukej mahnitëse e veshur në të zeza dhe me makijazh të theksuar.
“Hej bukuroshe, urime ditëlindjes, të dua”, ka shkruar Anxhela në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, të shumta ishin edhe urime që ajo pranoi nga ana e fansave dhe miqve të saj.
Ndryshe, kujtojmë që Anxhela mbetet aktive si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte.
Kënga e saj e fundit është “Jemi larg” e cila është pjesë e albumit të saj “n’Tiranë”.
(BalkanWeb)