TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

Ajo është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtete konkurruese të “Eurovision”-it, ndërsa së fundmi ka qenë e ftuar edhe në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.

Perister ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

Anxhela nuk ka ngurruar te pergjigjet:

“Jo une jam shqiptare, une dhe prinderit e mi kemi lindur ne Shqiperi, me Greqine me lidh prejardhja e larget dhe fakti qe kam punuar”- ka thene ajo duke sqaruar njehere e mire kete situate.

Në përfundim të emisionit, përezentuesja e Shqipërisë sivjet në “Eurovision” perfomroi live këngën “Karma”, me të cilën edhe prezanton shtetin shqiptar.

Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision”-it, në natën e dytë gjysmëfinale.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: