TIRANE

Një unazë që Anxhela Peristeri mbante në gishtin e unazës prej disa vitesh, u bë lajmi kryesor i portaleve disa kohë më parë, sidomos pasi Olti Curri zbuloi publikisht se ajo unazë nuk ishte një dhuratë e thjeshtë… Ndonëse vetë këngëtarja nuk është rrëfyer kurrë për jetën e saj private publikisht, duket se gjërat në këtë drejtim po i ecin mbarë, kështu që dalëngadalë ka nisur të zbulojë, të paktën, që është në një lidhje.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për klipin e saj të ri “Shpirt i bukur”, Anxhela iu rikthye edhe një herë historisë së unazës që i bëri të gjithë të besonin se kishte diçka më shumë asaj që dukej si një unazë propozimi.
E ngacmuar nga Rudina për dasmën e saj të vërtetë dhe për fustanin e bardhë, Anxhela tha se, në fakt, nuk është shumë pro martesës, sepse i duket thjesht një ceremoni: “Nuk është në planet e mia të afërta dhe unë e kam thënë që nuk jam shumë pro martesës. Për mua është thjesht një ceremoni. Mendoj që gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës dhe të jesh mirë me të. Sigurisht, është mirë një ceremoni e bukur për të veshur fustanin e bardhë dhe për të mbledhur njerëzit, por që nuk është aq e rëndësishme për mua sa të mendoj për këtë gjë…” shkruan Class.
Po unaza në gishtin e saj, është një unazë propozimi?
“Po, ka formën e një unaze propozimi, është një dhuratë që vazhdoj e mbaj, sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen, dhe kur të zëvendësohet me unazën tjetër…” – vijoi Anxhela, por Rudina e ndërpreu: “Kjo unazë mund të zëvendësohet me unazën tjetër?”
“Po, kjo do të zëvendësohet patjetër…” – tha Anxhela duke konfirmuar se është unazë propozimi.
Meqenëse Anxhela u shpreh kundër ceremonisë së martesës, Rudina e pyeti nëse ishte në planet e saj një bashkëjetesë apo një fëmijë: “Jo planet e afërta, por janë në diskutim. Sigurisht, edhe unë e dua një fëmijë, si gjithë të tjerët, por që angazhimet e mia të mëdha, thonë që nuk mbarojnë kurrë dhe duhet të vendos. Kur të vijë koha, do flasim edhe për këtë gjë…” – tha Anxhela më tej.
Sa i përket privatësisë së jetës personale, Anxhela tha se ka dashur gjithmonë të mos e bëjë atë publike: “Jetës nuk dihet, unë mund të flas sot për një dashuri të madhe dhe nesër mund të mos e kem më. Nuk kam qejf as të flas nëpër emisione, as të më kujtohet pastaj ndonjë gjë, kështu që më mirë e mbaj për vete…”
Por nëse do të jetë në pritje të një fëmije, atëherë sigurisht që do ta tregojë, sepse nuk do rrijë 9 muaj e mbyllur në shtëpi, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb