TIRANE

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Këtë vit ajo do të marrë pjesë në ‘Këngën Magjike’ me këngën ‘Kalimtar’.

Në një intervistë të dhënë se fundmi për ‘Aldo Morning Shoë’, Anxhela ndau publikisht edhe disa detaje nga jeta e saj e gjatë në skenë.

Për blerjen e klikimeve, një prej diskutimeve më të përfolura mes muzikantëve, Anxhela tha se kjo mënyrë është një strategji marketingu që e bën këngën të promovohet edhe më shumë.

Ajo pranon se vetë e ka bërë vetëm në 2-3 raste, por nuk është e vetmja që e bën këtë.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, – tha Anxhela duke shpjeguar se kjo mënyrë është një nxitje për këngën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb