TIRANE

Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri postoi disa foto e veshur me fustan në bardhë nusërie. Ajo i bëfasoi të gjithë saqë fansat menduan se mos këngëtarja kishte vendosur të martohej.

Po më pas këngëtarja bëri një tjetër postim, ku krahas fotos zbulonte titullin e këngës “Shpirt i bukur” dhe tregonte se do e publikonte shumë shpejt.

Dhe pritja mori fund, ditën e djeshme ajo publikoi këngën e shumëpritur. Në të Anxhela shfaqet e veshur si nuse dhe duket shumë elegante dhe seksi me këtë look.

“Shpirt i bukur” është kompozuar nga Stine, i cili është edhe dhëndri në klip. Kënga vetëm në 24 orë ka mbi 100 mijë klikime në Youtube.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb