TIRANE

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri ka mbajtur dy ditë më parë një koncert recital, i cili u prit mjaft mirë nga të gjithë.

Anxhela këndoi këngët e repertorit të saj ndër vite. Përveç performancës së saj të shkëlqyer dhe vokalit të fuqishëm, fansat e këngëtares shqiptare kanë vënë re barkun e saj të fryrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Menjëherë janë ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme dhe nuk kanë munguar dhe mesazhet e urimit nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Por Anxhela Peristeri ka folur vetë në lidhje me shtatzëninë me anë të një sttausi në Instagram, ku shkruan:

“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë për komentet tuaja për ‘shtatzëni’, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kilogramë plus. Nuk kam arsye ta fsheh, sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos kini asnjë dyshim për këtë që po u them!”, – ka shkruar këngëtarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb