TIRANE- Në Shqipëri fëmijët me aftësi të kufizuara nuk gëzojnë shumë nga të drejtat që ua njeh ligji dhe konventat ndërkombëtare, fakt ky që po i shtyn fëmijët të braktisin në masë shkollat.

Konstatimi vjen nga institucioni i Avokatit të Popullit, i cili e ka ngritur si shqetësim në Forumin Rajonal “Takso” që po mbahet në Tiranë, i iniciuar nga Bashkimi Europian.

Por ndryshe nga institucioni garant i të drejtave të njeriut, dy ministritë e linjës, e Arsimit dhe e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kanë paraqitur një situatë më shumë pozitive.

Vetë organizatorët e programit “Takso” morën në konsideratë shqetësimet e Avokatit të Popullit duke kërkuar ndërgjegjësimin e institucioneve publike dhe private për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar në rritjen e aksesit të shërbimeve ndaj tyre si kërkesë permanente për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb