DURRES

Një 5-vjecar ka humbur në plazhin e Spillesë në Durrës. Lajmi është njoftuar nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, përmes rrjeteve sociale, të cilët ndërsa shpërndajnë foto të vogëlushit, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta bashkuar atë sa më parë me familjarët e tij.


“Ky është Samuel Xhepa, vogëlushi 5 vjeçar, i cili ka humbur në plazhin Leonardo, në Spille. Samueli u vu re nga Marlindi, Vrojtuesi i Plazhit,i cili menjëherë i ofroi ndihmë pasi vogëlushi ishte pickuar nga një peshk. Pas një bisede me vogëlushin, Samueli i tregoi se i ati quhet Sinan Xhepa. Marlindi ka njoftuar autoritetet lokale dhe së bashku me Samuelin janë ende në pritje të familjes së vogëlushit. Nëse e njihni vogëlushin dhe prindërit e tij, ju lutemi të jepni ndihmën tuaj që Samueli t’u bashkohet sa më shpejt prindërve.” Shkruhen në faqen e facebook të Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.