Avokati Arben Llangozi në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 të gazetarit Klevin Muka tha se vendimi i Apelit për deputetin Ervin Salianji është i ekzekutueshëm nga Policia e Shtetit, pavarësisht se kemi një vendim të unifikuar të Kolegjeve të Bashkuara, ku thuhet se Apeli nuk është formë e prerë në kuptimin e dënimit.

Llangozi tha se e vetmja rrugë për Salianjin është t’i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Apelit.

“Nëse i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë ku të kërkojë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, atëherë jemi përpara një tjetër situate tjetër”, tha Llangozi.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse deputetët ngujohen, sikundër kanë deklaruar ata të PD-së, Llangozi u shpreh se masa të tjera rënduese ndaj Salianjit nuk mund të ketë, pasi ai nuk është i detyruar që të dorëzohet, por procedohen penalisht ata që do të pengojnë zbatimin e vendimit të Apelit.

“Gjykoj se nëse kjo ndodh, deputetët që do të pengojnë zbatimin e vendimit, do të procedohen penalisht nga SPAK”, tha Llangozi.

Ai u shpreh se dënimi apo precedenti që u vendos ndaj deputetit Salianji është mjaft i rrezikshëm për të gjithë ata që do të flasin ose do të denoncojnë kundër Qeverisë. “Po kthehemi në një shtet komunist, kemi një shtet që drejtësia po përdoret në mënyrë skandaloze nga partia në pushtet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb