Në Gjykatën e Posaçme ka rinisur procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Në prill 2023 Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese.
Në lidhje me favorimin e këtij grupi kriminal është dënuar edhe ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Kujtojmë se GJKKO kishte marrë vendim për dënimin e tyre me burg, dënim që më pas u prish.
VENDIMI I GJKKO:
Moisi Habilaj është dënuar me 15 vjet burgim, dënim që është konvertuar në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar
Nezar Sieti është dënuar me 13 vjet burgim dënim që është konvertuar në 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar
Meridian Sulaj është dënuar me 13 vjet burgim dënim që është konvertuar në 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar
Fatmir Minaj është dënuar me 13 vjet burgim dënim që është konvertuar në 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar
(BalkanWeb)