MALESI E MADHE

Gjatë meshës së shenjtë të mbajtur në rrenojat e manastirit të Benediktit në njësinë Gruemirë, Dom Artur Jaku apeloi të rinjtë që të mos e braktisin Shqipërinë, por të luftojnë për një jetë më të mirë këtu edhe ose vendi nuk ofron shumë. Ai apeloi të rinjtë që të mos i kthejnë shpinën vendit duke marrë si shembull gatishmërinë e popullit francez për të ndërtuar menjëherë katedralen e djegur ”Notre Dame”.

Dom Artur Jaku iu drejtua besimtarëve me mesazhin që të mos e braktisin vendin por të ndjekin shembullin e martirëve të cilët u flijuan për fe dhe atdhe.


Këtë ndërgjegje sipas tij duhet ta ketë edhe populli shqiptar jo vetëm për të mos braktisur Shqipërinë por edhe për të kontribuar në ruajtjen e pasurive fetare e kulturore.


(BalkanWeb)