KOSOVE
Këngëtarja Fjolla Morina, kohët e fundit është shfaqur në rrjetet sociale me akuza dhe video të çuditshme, të cilat kanë shkaktuar dyshime mbi gjendjen e saj mendore. Ajo nuk ka kursyer akuza të shumta ndaj personazheve të njohura publike.
Fjolla Morina nuk ndalet me akuzat kundrejt ish-partnerit të saj Fisnik Sylës. Në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.
“Jam e tensionuar. Kjo është normale kur njerëzit fillojnë e punojnë kundër teje gjatë. Kjo është një shkollë për të cilën është punuar me vitë të tëra. Janë munduar të më nxjerrin në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj te doktori, që të humb të vërtetën. I-Cloud e telefonit tim kur kam qenë në Kukës e kanë pasur njerëz të tjerë. Këta njerëz kanë punuar pas shpine që unë të dështoj.”– tha Fjolla.
Shqetësimi kryesor që ajo ngriti në këtë intervistë është vajza e saj e dytë:
“E kam vajzën amerikane. Nëse më ndodh diçka, motra ime prej Amerikës do bëjë denoncimin nëse më ndodh mua diçka.”
Në lidhje me këtë situatë para disa ditëve reagoi për herë të parë nëna e saj, Selvete Rexha, e cila tha se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkoni falje publikisht personave të përmendur në videot e Fjollës. Selvetja pranon se këngëtarja ka probleme të shëndetit mendor.
“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.
Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.