Në rubrikën “Opinion” në News24 është diskutuar lidhur me vendimin e GJKKO-së që i hoqi masën e “arrestit shtëpiak” kreut demokrat Sali Berisha. Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri tha se sulmet që i janë bërë PD ishin sulme për ta shpërbërë.
Xhaferri tha në rubrikën “Opinion” në News24 tha se shpresonte që administrata e re amerikane të rishikonte vendimin “non grata” për Berishën, ndërsa theksoi se mosbindje civile do të vijojë deri sa të arrihet standardi që ka Maqedonia e Veriut për të pasur një Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve.
Ndërsa gazetari Basir Çollaku tha se masa e arrestit ndaj Sali Berishës ishte pa prova. Ai tha se institucionet e drejtësisë i zë anemia, i ikën zëri, kur vjen puna për Edi Ramën apo Erion Veliaj, ndërsa tha se segmente të drejtësisë janë përdorur politikisht më shumë se çdo drejtësi tjetër të viteve të mëparshme.
“Më thoni një vend tjetër që Ambasadorët të shkojnë në Gjykatë, të japin porosi se si duhen dhënë vendimet, dhe më pas Gjykata jep vendime sipas porosive të ambasadorëve. Çfarë është kjo? Ambasadorët i kemi partnerë, por s’mund të diktojnë vendime nga gjykata e shkallës së Parë te ajo Kushtetuese”, tha Çollaku.
Ai tha se edhe vendimi i GJKKO-së është bërë me urdhër politik në prag të shqyrtimit të ankimimit në Strasburg.
(BalkanWeb)