Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryedemokratin Sali Berisha.
Gjekmarkaj shprehet se vendimi është absurd, duke shtuar se shqiptarët do të dinë t’i japin përgjigje kësaj sfide më 11 maj. “Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohe”, shkruan ai.
Postimi:
Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme!
Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!
(BalkanWeb)