Nga Armir Mehaj FUSHE-ARREZ- Çifti i bashkëshortëve Nush dhe Alma Doda nga Fushë-Arrëzi tashmë do të kalojnë një dimër të qetë dhe festa të gëzuara. Pas apelit që çifti bëri në Neës24, pasi nuk kishin asnjë mundësi ngrohjeje për të kaluar dimrin e acartë, ka pasur shumë reagime nga qytetarë dhe emigrantë që kanë dhënë kontributin e tyre.

Falë mbështetjes së menjëhershme të organizatës britanike “Fridom To Stay” e cila drejtohet nga shqiptarja Pranvera Sadria Hazizaj, çifti në nevojë do të ketë një sobë me dru, dhuratë e kësaj organizate si dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë, detergjentë etj. Edhe një emigrante shqiptare në Athinë, me emrin Joli dha kontributin e saj, po ashtu dhe z.Prel Gjoni i cili kontribuoi me një sasi drurësh.

Sobaaa Armiri soba

Mbërritje e ndihmave në familjen e Nushit dhe Almës ka kthyer Gëzimin për ta ndërsa ata falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan.

Zemërgjerësia e shqiptarit dhe bujaria për t’ju gjendur tjetrit në ditë të vështira është mirësia që vijon të karakterizojë shqiptarët në mbarë botën duke lehtësuar kështu dhimbjet e shpirtit në shumë vatra shqiptare atje ku sërish ndjehet mungesa e bukës, ngrohjes dhe gjërave më jetike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb