Diplomati Jorgji Kote nga Brukseli në një lidhje direkte me rubrikën “Opinion” në News24 tha se nga pikpamja diplomatike është një veprim i mirë vendimi i Gjykatës së Apelit që vula e PD-së iu dha grupimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Kote tha se ky vendim i shërben forcimit të opozitës në vend. Kote u shpreh se pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Europa dhe SHBA do i kushtojnë më shumë vëmendje demokracisë, në mënyrë që autokratët të mos sillen sikundër ka ndodhur deri më sot.

Ai u shpreh se masat e derisotme të dhëna, përfshi edhe ‘non grata-n’ për Sali Berishën nuk është se kanë ndikuar apo kanë ndryshuar nivelin e korrupsionit në Shqipëri, përkundrazi, rastet e korrupsionit të evidentuara, kanë treguar se kemi një thellim të nivelit të korrupsionit në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: