BRITANI – Adoleshentët që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor do të inkurajohen të përdorin aplikacione në internet për t’u shëruar. Kjo është nisma më e fundit e ndërmarrë nga qeveria britanike.

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Norman Lamb, njoftoi se qeveria po kërkon për mënyra të reja për të modernizuar shërbimet që merren me shërimin e sëmundjeve mendore, sidomos tek adoleshentët, meqë ata janë përdorues të rregullt të internetit.

“Nëse je një adoleshent dhe bota jote vërtitet rreth qasjes digjitale, ne duhet të të sigurojmë një mënyrë për të marrë terapi në internet,”- deklaroi Norman.

Ky program i ri ka si qëllim t’ju ofrojë adoleshentëve që vuajnë nga problemet mendore apo nga depresioni një trajtim të pandërprerë. Kështu adoleshentët nuk do të kenë nevojë të presin për muaj të tërë për të bërë terapi tek psikologu. Ka edhe shërbime që i trajtojnë fëmijët vetëm kur kanë probleme serioze.

Ndërkohë që shumë të tjerë janë shprehur kundër kësaj risie për trajtimin e sëmundjes, pasi sipas tyre, personat me probleme mendore kanë nevojë për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me mjekët dhe nevojën e marrjes së ilaçeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb