Falë aplikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të 1220 banesat e prekura. Në  panairin “Tirana Tech Open”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjia ka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e qytetit pas tërmetit, e falë saj sot ka nisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike. 

“Teknologjia tabën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesi përfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri.
Në vijim të politikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin emakinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë përdorimin e mjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se do bëhen disa lehtësira, siç u veprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe dogana.

“Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, poredhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë tëtilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazëemancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”, tha Veliaj. 

Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme.

“Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkia tashmë ka aplikuar tek kompania Tesla për krijimin e një stacioni për karikimin emjeteve elektrike në Tiranë. 

“Tirana TechOpen” është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e inovacionit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb