Tashmë është e mundur. Vjen risia më e fundit për të gjithë ata që duan të kontrollojnë të dashurit/dashurat e tyre në çdo kohë. Bëhet fjalë për “Trip Tracker”. Mësohet se kompania Uber e cila operon teknologjinë e transportit, ka përditësuar aplikacionin e saj “Family Profiles”.

Ky aplikacion mundëson kështu gjurmimin individual të personave tuaj të dashur, që nga momenti që janë në rrugë apo hipin në makinat “Uber car”. Sakaq, aplikacioni mund të zbulohet se cili është destinacioni dhe çfarë rruge po ndjek gjatë udhëtimit.

Aplikacioni “Trip Tracker” ka si qëllim që t’i ofrojnë qetësinë familjarëve, nëse dikush nga të afërmit po udhëton vetëm nëpër qytet, por nuk është menduar për xhelozët e fiksuar pas partnerit të tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: