Një aplikacion në iPad është programuar të mësojë përdoruesit si të ulin një avion. “Xavion”, i programuar nga Austin Meyer, lidhet me autopilotin e një avioni të vogël, nëpërmjet valëve Wi-Fi, duke ju drejtuar në aeroportin më të afërt ose në zonën më të sigurt për të ulur mjetin fluturues.

Dhe pritet që në përditësimin tjetër, aplikacioni të ketë një autopilot më aktiv se virtuali, duke përdorur informacione gjatë fluturimit që do mundësojnë uljen me sukses të aplikacionit.

Përditësimi i ri do të heqë nevojën e ndërhyrjes njerëzore për të ulur avionin, pasi aplikacioni do të marrë kontrollin e plotë të autopilotit.

Testet e aplikacionit kanë arritur në përfundimin se ndërsa ulja e avionit që i bën piloti është e butë, një autopilot Xavion e bën këtë, pavarësisht faktit avioni mund të jetë dëmtuar nga ndonjë mjet i jashtëm.

Duke folur për Popular Science, Meyer tha: “Testet tona treguan se nëse piloti nuk merr komandën e avionit, atëherë autopiloti do të bëjë një ulje të vështirë dhe me shumë dëmtime”.

Versioni aktual mund të ofrojë kontrolle peshe dhe balance dhe vlerëson djegien e karburantit dhe kohën e duhur për të mbërritur në destinacion në varësi të lartësisë.

Informacioni mblidhet gjatë fluturimit, përfshirë vendndodhjet e aeroporteve dhe sa karburant mbetet për të kryer një zbritje të sigurt, që mund t’i ofrojë pilotit mundësinë që të marrë një vendim të mirë për vendin dhe kohën e uljes së avionit.

Duke përdorur sensorët e brendshëm të iPhone ose iPad-it, Xavion kupton vendndodhjen aktuale dhe lartësinë. Bazuar në sinjalet e GPS, mund të shfaqë një gjurmim nga toka, shpejtësinë, lartësinë dhe shpejtësinë vertikale gjithashtu.

Nëse një nga këto instrumente në avion nuk funksionojnë, Xavion ofron një rezervë të përafërt nëpërmjet sensorëve të brendshëm të iPad-it.

Meyer tha: “Jo vetëm që do t’ju tregojë si të arrini në aeroport, por do t’ju informojë nëse nuk do t’ia dilni plotësisht. Në këtë mënyrë nuk rrezikoni të përplaseni me zonat përreth aeroporteve. Mund të uleni në vend të kësaj në ndonjë fushë”.

Një zëdhënës nga Lidhja e Pilotëve dhe Pronarëve të Avionëve tha se një teknologji e tillë mund të jetë fillimisht e përdorshme nga avionët privatë, por më vonë mund të shpërndahet në të gjitha mjetet fluturuese.

“Avionët kanë përparuar shumë këto 25 vitet e fundit, tani ata mund të kenë pajisje të kushtueshme dhe të dobishme që përpara një gjenerate mund t’i kishte vetëm një Boeing 747”, shpjegon zëdhënësi.

“Shumica, megjithatë nuk kanë një autopilot. Një aplikacion i tillë është i përshtatshëm vetëm për një përqindje të vogël të avionëve privatë me një autopilot, por unë do të thosha se ia vlen të investosh tek ai”.

Avionët e lirë kanë një funksion të ngjashëm, ku mund të shtypësh një buton dhe të marrësh një listë të aeroporteve aty pranë, largësisë e gjëra si këto. Por gjithsesi, duhet të fluturosh drejt tyre manualisht.

Në momentet e fundit të uljes së avionit, autopiloti çaktivizohet dhe zbritja duhet të kryhet nga një person, pasi sistemet automatike nuk mund të përballojnë lartësinë e nuhatur dhe drejtimin e ndryshueshëm.

Pavarësisht përparimeve moderne, mënyra më e mirë për të qenë i sigurt në kabinë dhe në fluturim, çdo pilot është një autopilot, thotë zëdhënësi.

“Mënyra më e mirë si mund të përballosh të tilla probleme, është një bashkëpilot”, thotë ai. “Çdo gjë që mund të prishet apo të haset me keqfunksionim, duhet të zëvendësohet”, thotë zëdhënësi.

Aplikacioni i drejtimit të avionit është i disponueshëm për një çmim prej 199 dollarësh.(marre nga Shqip)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: