Ambasada Amerikane në Tiranë i bën apel qytetarëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë turistike. Sipas ambasadës, nëse ata nuk tregohen të kujdesshëm gjatë aplikimit mund të ndodhë që tu revokohet viza përgjithmonë.

“Tregohuni të sinqertë dhe të saktë gjatë plotësimit të formularit dhe intervistës. Ju lutemi, mbani mend se kushdo që ju thotë të kundërtën, nuk po vepron në interesin tuaj më të mirë.

Mos bëni biznes me askënd që përpiqet t’ju sigurojë një vizë nëpërmjet mashtrimit. Ju mund të humbni shume para, si dhe mund t’iu ndalohet hyrja përgjithmonë në SHBA. Le t’i leme së bashku pa punë mashtruesit”,- këshillon ambasada.

Për të aplikuar në mënyrë korrekte për një vizë, ndiqni hapat tek: https://go.usa.gov/xnRRg

Capture

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: