Pedagogia e Universitetit “Luarasi” dhe analistja Arsejda Gjyli aplikoi në platformën e PS “Deputeti që duam”, por në listën finale ajo nuk rezultoi të ishte kandidate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në programin e drekës në News24, Gjyli tha se priste të ishte në listat e socialistëve, por gjithsesi ajo tha se do të vazhdojë rrugëtimin drejt politikës. Sa i takon angazhimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, pedagogia Gjyli theksoi se ende nuk e ka vendosur se ku do të përqendrohet.

Arsejda Gjyli: Habia është pjesë e natyrës njerëzore. Ka një lloj habie kur merr një angazhim patjetër pritshmëritë janë që të jesh pjesë e listës. Por gjithsesi mendoj se ishte një hap i parë i rrugëtimit politik, në karrierë dhe “lufta” vazhdon, ecuria vazhdon. Për zgjedhjet e 11 majit akoma nuk kam marrë një vendim konkret, nuk jam e përcaktuar sepse më përpara nuk kam qenë pjesë e strukturave të PS. Ishte një aplikim në platformën “Deputeti që duam” dhe po shikoj situatën deri diku të mënyrës se si do të pozicionohem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb