Betejat ligjore mes Apple-it dhe Samsung-ut si duket nuk kanë fund. Gjigantët e teknologjisë kanë gati 5 vjet që enden nëpër gjykata, pasi Apple akuzon Samsung-un se ka kopjuar disa nga patentat e saj.

Në fillim të këtij muaji ato arritën një marrëveshje, ku Samsung ra dakord që t’i paguajë Apple-it 548 milionë dollarë dëmshpërblim. Por, si duket kjo shumë nuk ka qenë e mjaftueshme për Apple-in. Sipas një raporti nga Reuters, gjiganti i Kupertinos kërkon 180 milionë dollarë më shumë si dëmshpërblim. Këto dëme shtesë lidhen me pesë pajisje të tjera të Samsung-ut që janë shitur edhe pasi një gjykatë në vitin 2012 shpalli si fajtore Samsung-un, shkruan krokodili.

Samsung gjithashtu ra dakord që t’i paguante Apple-it 548 milionë dollarë me kusht që paratë t’i ktheheshin prapë nëse arrinte të hidhte poshtë vendimin në Gjykatën e Lartë. Mbetet për t’u parë se cila do ta fitojë këtë betejë ligjore, edhe pse duket sikur s’do mbarojë kurrë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: